Ponari realizon ëndrrën shqiptare të basketbollit, firmoset marrëveshja historike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e të gjithë komunitetit mbarëshqiptar të basketbollit në dy trevat shqipfolëse u bë realitet, me firmosjen e marrëveshjes historike të Ligës Unike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Atë që nuk bëri dot politika ndër vite, arriti ta bëjë bashketbolli: bashkoi nën një çati dy shtetet shqipfolëse dhe bëri krenarë miliona shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve.

Marrëveshja u firmos nga presidenti i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, Avni Ponari dhe asaj të Kosovës, Arben Fetahu. Pjesëmarrës në këtë moment të veçantë ishin qveritarë dhe personalitete të sportit nga të dyja vendet. Turgay Demirel, presidenti i FIBA Europe, udhëtoi enkas për këtë event dhe ishte i pranishëm në Tiranë në ceremoninë e firmosjes së Ligës Unike.

Kjo iniciativë është artikuluar për herë të parë nga Avni Ponari, që në momentin që u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Basketbollit. Pas shumë vitesh lobimi intensiv të Ponarit, dhe pasi u pranua edhe Federata e Kosovës në FIBA, ëndrra e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës u bë realitet. Në fjalën e ceremonisë, Ponari tha se Demirel e ka mbështetur që në momentin e parë kur i ka shprehur dëshirën për këtë iniciativë./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Në vendin ku askush s’dëshiron të bëhet ministër (rroga shkon gjysëm milion euro)

Enver Robelli Rroga vjetore e një ministri zviceran është gjysmë milioni euro. Megjithatë, një parti zvicerane ka vështirësi serioze të...

“Buxheti për fushatën”, Celibashi: Në interes të partive politike

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje mbi procesin e regjistrimit të shqiptarëve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit,...

Zyrtarja e Kurtit, në skandalin e energjisë/ Dejona Mihali pranon komunikimet në Whatsapp

Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, u paraqitur në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares në rastin e ish-drejtorit...

Në Dubai me BusTronomy mund të shijoni një vakt luksoz të shijshëm teksa shëtisni qytetin

Në Dubai, çaji i pasdites mund të shijohet në hotele dhe restorante të klasit botëror. Por tani, BusTronomy ka lançuar një mëngjes, drekë, darkë...

Gara në universitete, hapet aplikimi për provimet e maturës!Formularët plotësohen dy herë

Hapet zyrtarisht gara për në universitete. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar informoi një ditë më parë se aplikimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët...

Lajme të tjera

Web TV