SHBA/ Ish-modelja akuzon Trump për ngacmim sek*ual 23 vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, akuzohet për një tjetër ngacmim seksual. Akuzat kanë lidhje me një ngjarje të ndodhur 23 vite më parë.

Është ish modelja Amy Dorris, e cituar nga The Guardian, që në një intervistë thotë që marrë një puthje me ‘gjuhën deri në fyt’, nga presidenti aktual amerikan gjatë Us Open në 1997, teksa të dy ishin të ftuar në një kabinë vip.

Dorris, që sot jeton në Florida, pranon që atëherë është ndjerë ‘e neveritur dhe e dhunuar’. ‘Më futi gjuhën në gojë dhe unë e shtyva menjëherë’, por ai vazhdoi ‘duke më shtrënguar gjithmonë e më shumë, duke zgjatur duart e tij, duke më prekur në të pasmet, në gjoks, në shpinë, kudo’, thuhet në intervistën e gruas.

Akuzat, të cilat Trump i përgënjeshtron nëpërmjet avokatit të tij-raporton The Guardian-janë mohuar kategorikisht, duke sqaruar që nuk e ka ngacmuar kurrë seksualisht ish modelen, apo të ketë bërë sjellje të padenja me të. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, s’i pranon rekursin për masën “detyrim paraqitje”

Gjykata e Larte lë në fuqi masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Një Kolegj Penal vlerësoi...

‘Ti i nënshtrohesh grekut…!’/Flamur Nokën s’e ‘mbajnë’ nervat, denigron në fjalor banal

Fushata elektorale në pjesën më të madhe të saj është zhvendosur edhe në një komunikim virtual me mbështetës dhe ndjekës, nëpërmjet rrjeteve sociale, ku...

Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri? Po përgatitet plani me mbështetjen e OKB-së

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë...

Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024

Divorci është kthyer në një dukuri shqetësuese edhe në Durrës, ku vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 1,307 kërkesa për zgjidhje martese në...

Rama e Berisha, si dy këmbët unike të demokracisë

Lorenc Vangjeli Nuk duhej pritur fushata që të kuptohej se ajo do të ishte egërsisht e personalizuar. Shqiptarët edhe njëherë do të noterizojnë vullnetin e...

Lajme të tjera

Web TV