“Shtresa e mesme është stabiliteti i shoqërisë”/Basha: Ja dy pikat kryesore të Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme për dy qëllimet kryesore që do të ketë programi i tij.

Në një intervistë për emisionin “Opinon” Basha është shprehur se dy pikat kryesore janë krijimi i një shtrese të mesme dhe që institucionet t’i takojnë qytetarëve dhe jo partive.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Shumë qytetarë mendojnë ikën Coli dhe vjen Loli dhe e kundërta. Pse duhet t’ju votojnë ju qytetarët?

Basha: Të shumta kanë qenë rastet ku unë në emër të PD kam pranuar gabimet dhe kam kërkuar falje për gabimet. Këto 7 vite kanë shërbyer për të formësuar një vizion të ri për vendin.

Dy qëllimet kryesore të programit tonë politik janë:

1- Të krijojmë një shtresë të mesme shqiptare.

2- Institucionet t’i takojnë qytetarëve dhe jo partive politike.

Në vlerësimin ekonomik, duke pasur parasysh ekonominë e vendit, në Shqipëri shtresë e mesme janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të ardhura të muaj, të vjetra.

Kanë ose një biznes, ose një profesion apo një detyrë të veçantë. Me këtë pavarësi financiare shtresa e mesme përbën në çdo shoqëri lokomotivën e zhvillimit ekonomik, të inovacionit. Janë njerëz që nuk kanë frikë për të nesërmen, zhvillojnë mendimin e pavarur, kërkojnë nga institucionet që të zhvillojnë ato gjëra që shoqëria ka nevojë.

Për shembull nivelin arsimor, të shkollave, të kopshteve, të universiteteve.

Shtresa e mesme është stabiliteti i shoqërisë, është garancia për demokracinë dhe garancia për zhvillimin ekonomik. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Votat preferenciale në Tiranë/ Cilët janë deputetët që ngelin jashtë Kuvendit

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë...

2025 nis me bum kreditimi për shtëpi, ndërhyhet me masa të reja rregullatore

Kredia në shtëpi e ka nisur me ritme të shpejta të rritjes edhe vitin 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për...

Berisha njoftoi protestë/ Reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë…

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë në zemër të kryeqytetit dhjetëra liderë nga...

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova dhe Serbia ‘udhëheqin’

Shqipëria është konkurruese me Rajonin për prodhimin e hershëm bujqësor, por nga ana tjetër, renditet e fundit sa i përket zhvillimit të agroindustrisë, një...

A do e japë dorëheqjen Berisha pasi fundosi opozitën?

Pasi doli me një humbje të thellë nga zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se kush do ta udhëheqë betejën për ‘votën...

Lajme të tjera

Web TV