Statuja historike e Jezusit në një altar në Teksas, shkatërrohet brutalisht/ FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një statujë 90-vjeçaree Jezu Krishtit është e gjetur e shkatërruar me kokë të prerë në një altar në një nga kishat e Teksasit në SHBA.

Dioqeza e El paso  tha se incidenti ndodhi në Katedralen e Shën Patrikut rreth orës 10 të mëngjesit të së martës, ndërsa kisha ishte e hapur për lutje.

“Ne jemi të pikëlluar të shpallim vandalizmin në Katedralen St. Patrick më herët sot,” tha dioqeza e Teksasit në një postim.

Fotografitë tregojnë kokën e Jezusit të prerë në altarin e kishës.

Dora e majtë dhe krahu u thye gjithashtu dhe u shtri në tokë prej mermeri.

Baza e figurës u shkëput gjithashtu.

Pjesë të imta të statujës shtriheshin rreth e përqark figurës së thyer.

Dioqeza tha se një i dyshuar u ndalua nga policia gjatë kohës që po ndodhte incidenti. Ndërkohë policia po vazhdon hetimet e saj.

Kisha po vajton për humbjen e statujës historike. Zemra e Shenjtë e Jezusit u shkatërrua në këtë incident

 “Unë jam në shok dhe ne në Katedrale jemi zemërthyer për një situatë kaq të papritur,- ka thënë Rektori i Shën Patrikut Fr. Tha Trini Fuentes në një deklaratë. Peshkopi shprehu falënderime që askush nuk u lëndua në këtë incident.

Jam shumë i trishtuar kur shoh një statujë të sulmuar dhe shkatërruar, sa mirë që nuk ishte një person i gjallë-  tha Peshkopi Mark Seitz në deklaratën e tij për “The Sun”.

“Por një statujë, veçanërisht kjo statujë, na konkretizon dhe na lidh me persona dhe ideale që nuk janë të dukshëm për sytë tanë.

“Ata na zbulojnë realitete që janë afër nesh, por të padukshme,” theksoi ai.

Seitz tha se dihej pak për personin që vandalizoi kishën – por tha se ata duhet të ishin “ shumë të shqetësuar” për t’i prerë kokën statujës së Jezusit.

Lexo edhe :  Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

“Shpresoj se kjo mund të jetë shtysa që ai të marrë ndihmën e nevojshme. Ai do të jetë në lutjet e mia, unë ndjej keqardhje për të” përfundon Seitz./ The Sun

Për më tepër:https://www.the-sun.com/news/1482244/vandals-decapitated-statue-jesus-church-altar-elpaso/

Ru. Do.al

 

Të fundit

Lulzim Basha: Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës, votoni 4!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me...

‘Certifikohet’ Aeroporti i Vlorës, ulet avioni i parë! Fluturimet e para nisin në verë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Rritja e çmimeve në muajin prill/ Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në...

Feston sot ditëlindjen, Ledioni i bën urimin e veçantë Gjestit

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, feston sot ditëlindjen dhe urimet për të kanë vërshuar në rrjetet sociale. Por ndër të gjitha...

“Zoti na e zbriti Ramën në vitin 2013”, kandidati socialist i thur lavde kryeministrit

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Shkëlqim Bullari, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 Maj, ditën e diel, të votojnë...

Lajme të tjera

Web TV