Dy vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në rrethin e Krujës, ndërkohë që së fundmi janë numëruar shumë raste të tjera të përfshirjes nga flakët në zona të ndryshme.
Një prej vatrave është regjistruar në periferi të Fushë Krujës në lagjen Kasalle, ku një sipërfaqe me shkurre dhe ferra ka marrë flakë duke rrezikuar disa banesa të kësaj lagje.
Zjarrfikësja e Niklës është në vend dhe po ndërhyn për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Ndërkohë që zjarri i dytë u regjistrua në Thumanë, ku i është vënë flaka një parcele, ndërsa zjarri ka përfshirë kanalin ngjitur me rrugën Thumanë-autostradë. Aktualisht po punohet për shuarjen e zjarreve. /Ra.My.Fjala.al/