Bulqizë/ Katër mësues pozitivë me koronavirus, pritet pezullimi i mësimit

Katër mësues në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus këtë të premte.

Pas zbulimit të rasteve, pritet pezullimi i mësimit në këtë shkollë.

Kjo ishte java e parë e mësimit në shkolla, ndërsa janë regjistruar edhe mësues të tjerë të prekur në disa shkolla në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një sërë masash dhe rregullash që duhen zbatuar në shkolla, për të parandaluar kthimin e tyre në vatra infeksioni të COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al