Covid izolon 12 milionë njerëz në Britaninë e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 12 milionë njerëz në Britaninë e Madhe janë izoluar në banesat e tyre. Masat lokale, të cilat prekin kryesisht rajonet e Anglisë Verilindore dhe zonat metropolitane të Mançesterit dhe Birminghamit, janë përgjigja ndaj numrave në  rritje të infeksioneve që dje ishin mbi 4,000 në të gjithë vendin.

Masat e reja kërkojnë mbylljen e pubeve dhe restoranteve në orën 22 në mbrëmje dhe ndalimin e shoqërimit me njerëz jashtë familjes, përveç rekomandimit për të përdorur transportin publik vetëm kur është e nevojshme.

Por frika tani është se këto masa mund të shtrihen në pjesën tjetër të vendit, duke filluar me Londrën, ku rastet e koronavirusit janë dyfishuar në dy javët e fundit. Të hënën e kaluar hyri në fuqi “rregulli i gjashtës”, i cili ndalon grumbullimet, madje edhe në shtëpi me të afërmit, në grupe me më shumë se gjashtë vetë.

Por qeveria e Londrës duket se është në panik të plotë dhe lajme të pakonfiruara thonë që nëse infeksionet nuk ulen brenda dy javësh, do të ketë bllokim i ri mbi  bazë kombëtare. Shqetësimi i Doëning Street është se situata do të dalë nga kontrolli dhe Britania do të jetë viktima e një vale të dytë, si ajo që ndodhi në Spanjë.

Por Johnson, pas kaq shumë pasigurish dhe rrëmujash në fillim në menaxhimin e pandemisë, këtë herë nuk dëshiron të marrë rreziqe

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV