Deklarata e çuditshme e kreut të agjencisë hapësinore: Venusi një planet rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Roscosmos, Dmitry Rogozin, ka komentuar gjetjen duke pohuar se për studiuesit rusë Venusi është planet “ edhe më interesant se Marsi, për të kuptuar ndryshimet klimatike”.

Një javë më parë, bëri bujë në komunitetin shkencor studimi i astronomëve anglezë dhe amerikanë që deklaruan se në atmosferën e planetit Venus, disa kilometra nga sipërfaqja e saj, gjendej një element si fosfina e cila mund të prodhohet vetëm nga qenie të gjalla.

Por ai ka shtuar diçka që ka krijuar menjëherë polemika të panumërta. “Ne mendojmë se Venusi është planet rus, prandaj nuk duhet të mbetemi mbrapa në kërkimet”, deklaroi ai.

Rogozin i referohet faktit që teknikisht, i vetmi shtet që ka dërguar një sondë në sipërfaqen e planetit ka qenë Bashkimi Sovjetik në 1970, me misionin Venera 7.

Madje misioni i mëvonshëm, Venera 9, arriti të ”shkrepë” fotografinë vetme të Venusit nga sipërfaqja e saj.

Sonda sovjetike u shkri pas pak sekondash për shkak të temperaturave të larta në sipërfaqen e planetit, por arriti të dërgojë disa informacioneve të vyera. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV