Shitën shtëpinë para pandemisë, zgjodhën të jetojnë në det

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stefano dhe Sara Barberis, një çift në të 40-at e tyre nga një qytet i vogël në rajonin verior të Lombardisë, kanë shitur shtëpinë e tyre për të financuar udhëtimin e tyre njëvjeçar, gjatë së cilit ata synojnë të përshkojnë Atlantikun, të eksplorojnë Karaibet dhe ndoshta më larg.

Çifti së bashku me tre fëmijët e tyre Iago, 11 vjeç, Nina, 8 vjeç dhe Timo, 3 vjeç. Pepper, një qen Labrador, gjithashtu do të jetë së bashku për udhëtim.

Çifti shqetësohet gjithashtu se nëse udhëtimi planifikohet për vitin e ardhshëm, djali i tyre i madh do të ishte pothuajse një adoleshent dhe mund të humbasë entuziazmin e tij për të marrë pjesë.

Shtëpia, për të gjashtë ata, do të jetë një varkë me vela 17 metra e quajtur Shibumi, që do të thotë “bukuri e rafinuar” në Japonisht.

Çifti  thonë se ata po i marrin fëmijët e tyre në këtë aventurë sepse udhëtimi do t’u ofrojë atyre përvoja të pashembullta jetësore dhe mundësi arsimore, dhe pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, koha për të udhëtuar është pikërisht tani sipas tyre.

Porte të tjera do të jenë në Ishujt Kanarie, Cape Verde dhe, në fund të vitit me erërat që fryjnë në drejtimin e duhur, përtej Oqeanit Atlantik deri në zonat tropikalë të Shën Lucia, Guadelupë dhe Martinique.

“Sigurisht që jemi jashtëzakonisht të frikësuar”, tha Sara Barberis për CNN. “Është ide e çmendur, por ne supozoheshim të lundronim në qershor, pastaj prisnim që situata të përmirësohej. Ne e shitëm shtëpinë tonë në fillim të këtij viti para shpërthimit të virusit kështu që nuk mund të presim për vitin e ardhshëm; pasi paratë që kemi mbledhur me shitjen mund të harxhohen”.

Lexo edhe :  Frikë për rikthim të sëmundjes? PAMJA e fundit e KateMiddleton trazon rrjetin

 

Familja do të largohet në fund të Shtatorit nga La Spezia në Liguria, Italia veriperëndimore, duke u drejtuar fillimisht në Ishujt Balearik të Spanjës, më pas në Gjibraltar dhe në Atlantik.

Me krizën e koronavirusit që evoluon shpejt, Sara thotë se familja është e përgatitur të adaptojë planet gjatë rrugës nëse është e nevojshme.

Sapo të arrijnë në Kanarie, ata thonë se do të vlerësojnë sitiatën e Covid në Karaibe përpara se të kalojnë oqeanin.

Nuk ka kuptim të shkojmë atje nëse ne përfundojmë të mbyllur në bord të anijes për muaj, nëse situata do të ishte vërtet e keqe. Nëse duhet të keni ushqim të porositur dhe kurrë mos lësh anijen, përvec se duke notuar afër saj, duke humbur bukurinë mahnitëse të atyre pikave tropikale, nuk do të ia vlente të udhëtonim”, shton ajo.

Barberët thonë se ata do të mbajnë maska ​​dhe doreza kur të zbresin në portet e huaja, por për pjesën më të madhe të udhëtimit ata do të darkojnë në kuvertë dhe do të ankorohen në plazhe të izoluara, të qeta dhe në gjiret e vetmuara  pa varka të tjera dhe njerëz përreth. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV