Bojkoti Superligës jehonë në mediat ndërkombëtare: Kaos në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë.

Media prestigjoze italiane, “Tuttosport” sot ka publikuar një artikull të plotë ku pasqyrohet në detaje situata e krijuar pas bojkotit të kampionatit.

Me një titull të fortë, kaos në Shqipëri, futbolli në grevë kundër Qeverisë, “Tuttosport” ka dashur të informojë opinionin publik italian mbi atë që po ndodh sot në futbollin shqiptar.

Më poshtë artikulli i plotë i Tuttosport:

Kaos në Shqipëri!
Futbolli në grevë kundër Qeverisë. 9 Presidentë nga 10 bojkotojnë kampionatin

Një bojkot total, ai që është duke u kryer nga Presidentët e Super Ligës shqiptare, ekuivalentja e Serie A italiane, të cilët kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin në shenjë proteste kundër Qeverisë që nuk ka aprovuar një ligj sporti i cili të jetë në gjëndje të kënaqë kërkesat e klubeve dhe mbi të gjitha, të mbajë premtimet e vetë qeverisë të cilat janë shprehur nga Kryeministri në marsin e vitit të shkuar: deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati.

Gjithçka ka nisur pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimin e parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016. Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikime në ligje me natyrë financiare dhe fiskale. Këto kërkesa i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje.

Ndër kërkesat e tyre kryesore janë miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite.

Në marsin e vitit 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama, së bashku me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, në një tryezë me Federatën dhe drejtuesit e klubeve premtuan që brenda 100 ditëve të gjithë kërkesat do të miratoheshin në Parlament, i cili përbëhet nga një mazhorancë socialiste dhe qeverisëse.

Lexo edhe :  Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Por nga ai moment nuk ka ardhur asnjë përgjigje, deri në pikën që në fillim të muajit gusht 9 nga 10 presidentët e klubeve shqiptare (në fillim mungoi firma e Presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, që firmosi një ditë më vonë) të bojkotojnë fillimin e sezonit të ri.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur keqardhjen e tij për bojkotin e kampionatit, por ka përsëritur se kërkesat e klubeve janë të drejta dhe janë çuar përpara për të ndihmuar zhvillimin e futbollit.

Nuk është një rastësi që UEFA nuk ka ndikuar te Federata e cila, e mbështetur nga opinionin publik shqiptar, pret përgjigjen dhe reflektimin e qeverisë.

Të fundit

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të...

Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.  Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Sergio...

OSHEE kërkon 120 faturistë, të interesuarit mund të aplikojnë deri në 5 shkurt

OSHEE po kërkon 120 lexues të rinj për matësit e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, që do t’i bashkohen trupës aktuale prej 870...

Rehabilitimi i Parkut të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në zonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot...

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për një datë të përbashkët për Pashkët mes kishave të krishtera, nën frymën e promovimit të unitetit. “Është një...

Lajme të tjera

Web TV