Paralajmërimi i fortë i Ministrisë së Arsimit: Nëse nuk respektoni masat, shkollat do të mbyllen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve dhe nxënësve që të tregohen të kujdesshëm në masat e marra për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Ata paralajmërojnë se nëse situata do të përkeqësohet, atëherë do të merret vendimi për mbylljen e shkollave.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa...

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e...

Vijon zjarri në malin e Dukatit, punohet për të shmangur përhapjen e flakëve

Vijon të jetë aktiv prej disa ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Puna për shuarjen e flakëve po vazhdon nga toka edhe...

Lajme të tjera

Web TV