“Po përpiqen të pengojnë zgjimin tonë shekullor”/ Erdogan: Kemi vepra, jo fjalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdoğan nëpërmjet video-konference nga rezidenca Vahdettin në Stamboll mori pjesë në ceremoninë e hapjes së fazës së 5-të të autostradës Marmara e veriut.

Në një fjalim, Erdoğan vuri në dukje se për të prodhuar vepra që mund të kontribuojnë në trashëgiminë e civilizimit, duhet së pari të ndërtohet struktura politike, ekonomike dhe shoqërore që do ta bëjë këtë.

“Kur shikojmë se përse Turqia përpara viteve 2002 kishte mbetur prapa, vërejmë se arsyet janë grushtet e shtetit dhe destabilizimet e deleguara. Në vend që të drejtonim fytyrën tonë drejt të ardhmes ne humbisnim kohën dhe energjinë tonë me problemet e brendshme, me grindjet dhe mosmarrëveshjet e brendshme. Kur ne i mbajmë sytë drejt horizontit dhe idealeve tona, ne si komb arrijmë suksese të mëdha në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë 18 viteve të qeverisjes tonë bëmë punë 3 herë, 5 herë, 10 herë se ato të bëra në historinë e republikës dhe falë kësaj mundësuam që vendi ynë t’i përjetojë këto.

Për më tepër, ne nuk e bëjmë këtë vetëm me fjalë, me retorikë, por i zbatojmë këto me veprime konkrete. Çdo hap që kemi hedhur për ta bërë Turqinë një fuqi rajonale dhe globale është gurë i strukturës së këtij vizioni. Arritja e suksesit të përpjekjeve që kemi kryer në aspektin politik, ushtarak dhe eknomik që nga Siria e deri në Libi dhe nga Mesdheu Lindor e deri në Detin e Zi, ka një rëndësi jetësore nga kjo pikëpamje. Pas përpjekjeve për të penguar çdo hap politik dhe ekonomik të vendit tonë, ekziston një qëllim për të ‘nxjerrë nga binarët‘ (prishur) marshimin tonë në drejtim të këtij vizioni”, tha Erdoğan. “Po përpiqen ta pengojnë zgjimin tonë shekullor duke e bërë Turqinë që të luftojë përsëri me çështjet e saj të brendshme. Por, populli duke parë këtë lojë, kryesisht më 15 korrik tregoi vullnetin e tij për të mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen e tij në çdo sulm të përballur”, theksoi Erdoğan.

Lexo edhe :  Riarmatosja e Europës, Italia skeptike. Ekspertët të shqetësuar për borxhin publik

Ai nënvizoi se sulmet e vazhdueshme me të cilat Turqia është përballur në 7 vitet e fundit bashkë me fushat e tjera kanë pasur në objektiv ekonominë, ku në një periudhë të tillë janë përballur edhe me pandeminë e koronavirusit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV