Fyen shqiptarët, pranga 16 të rinjve maqedonas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës.

Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”.

Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar; të stolisur me flamuj kombëtar.

Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedon, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë.

“Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq.

Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”

Tifozët e njëjtë edhe një javë të parë kishin marshuar sheshit të Shkupit me brohoritje të tilla derisa në stadiumin e qytetit po luante ndeshje Shkupi-Vardari.

Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla.

“Sjelljet e Komitëve burimin e kanë tek sistemi, që u jep fuqi dhe përkrahje, pavarësisht kush është në pushtet. Për sa kohë sistemi nuk i dërgon prapa grillave këto huligan, fenomene të këtilla s’do të kenë të ndalur”, kështu ka reaguar Ziadin Sela nga partia Aleanca për Shqiptarët.

Lexo edhe :  Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive./REL/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ahengu kthehet në skenë dhune, këngëtari Shpat Kasapi dhunohet teksa këndonte

Një aheng familjar në një nga restorantet e zonës së Shkabajt, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune. Këngëtari...

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë të jetë aktive me zjarre...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Lajme të tjera

Web TV