Kërcënoi me vetëvrasje, flasin prindërit e Elton Metës: Djali kaloi në depresion, nusja paftë hajër nga zanati!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë folur për mediat prindërit e Elton Metës i cili u arrestua në Zhupan të Fierit pasi kanosi familjen e vjehrrit dhe tentoi të vetëvritej në shtëpinë e tij me kallashnikov.

Mamaja dhe babai i Eltonit janë shprehur se djali i tyre ishte ne depresion dhe se kishte pësuar një aksident të rëndë.

“Por ai kaloi në depresion nga xhelozia e nuses. Ajo e akuzonte se kishte 3-4 dashnore” është shprehur i ati i Elton Metës.

Ndërkohë që mamaja e Eltoni ka deklaruar për mediat që djali i saj e kishte denoncuar nusen në polici dhe se nuk e linte të shihte vajzën e vogël.

“Ajo i mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e ka denoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim në telefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do ta zgjidhim. Nusja paftë hajër nga zanati, siç ma nxiu mua pragun e shtëpisë, kështu u bëftë!” ka deklaruar mamaja e Eltonit./Jo.Be/Fjala.al

Fjala e mamasë së Elton Metës: 

Jam mama e djalit, Elton Meta. Ai kaloi në depresion nga nusja, sillej shumë keq. Ajo ikën nga shtëpia dhe merr vajzën e vogël. Unë e marr në telefon dhe i them se çfarë është kjo që bëra. Ajo më tha se nuk e do më djalin.

E shihja se shkruante në telefon. I thash ik në shtëpi se Toni të do. Ajo the se ka bërë gabime dhe do që të ndahet nga djali. Edhe gjyshja tha se nuk do ta japë më atje, nuk do të qëndrojë më çupa.

Ajo i mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e ka denoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim në telefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do ta zgjidhim.

Lexo edhe :  Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë

Pastaj erdhi policia në shtëpi dhe na tha se nuk e kemi mirë djalin. Djali tha se nëse nuk sheh vajzën do të vrasë veten. Ai ka bërë një aksident të rëndë. Nuk e di ku e ka gjetur armën. Nusja paftë hajër nga zanati, siç ma nxiu mua pragun e shtëpisë, kështu u bëftë!

Fjala e babait të Elton Metës: 

Quhem Bashkim Meta, jam babai i Elton Metës. Ai e ka denoncuar në polici nusen. Policia nuk e ndihmoi. Pastaj vinin e kërkonin në shtëpi ku është? Elton Meta kishte ikur nga depresioni, iku në drejtim të paditur. Policia e gjeti djalin. Por ai kaloi në depresion nga xhelozia e nuses. Ajo e akuzonte se kishte 3-4 dashnore.

 

Të fundit

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Lajme të tjera

Web TV