Thaçi takon presidentin Erdogan: Turqia ka mbështetur zhvillimin e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Nëpërmjet një statusi në facebook Thaçi bën me dije që ndër të tjera u diskutuan çështje rajonale dhe globale.

Takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll. Në takim ishte i pranishëm edhe ideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky është takimi i parë i Thaçit që nga aktakuzat për krime lufte nga Gjykata Speciale. /Jo.Be/Fjala.al

Statusi i plotë i HashimThaçit:

“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të fundit

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën përpara paradës së madhe ushtarake

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores, ku pritet...

Lapaj denoncoi kërcënimin e kandidates për deputete, policia: Pistoleta ka qenë lodër!

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili është denoncuar ditën e sotme nga kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj,...

Merrni çadrat me vete, rikthehen rreshjet e shiut ne vendin tonë

Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do...

Lajme të tjera

Web TV