Video/”Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”,thirrja e maqedonasve që u larguan sapo panë shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet e futbollit janë bërë gjithnjë shkas për thirrje raciste, duke bërë kështu që grupe tifozësh të brohorasin me thirrje anti-shqiptare.

Së fundmi një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në Maqedoni, ku një grup të rinjsh, tifozët e vetëquajtur “Komitët” e Vardarit, prej disa ditësh brohorasin thirrje ofenduese kundër shqiptarëve.

“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” është thirrja anti-shqiptare që dëgjohet me brohorima nëpër rrugët e qytetit, ndërkohë që nuk është bërë asnjë përpjekje nga autoritetet vendase për ta ndaluar këtë gjë.

Në rrugën ku “Komitët” e Vardarit ishin mbledhur dhe brohorisnin thirrje raciste u përballën me shqiptarë që kalonin aty për një festë familjare.

Një video e këtyre momenteve po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi shihet qartë se si ky grup që deri pak minuta më parë uronin vdekjen e shqiptarëve në momentin që shqiptarët iu afruan grupit, ata u shpërndanë.

Sapo djali me motorr i afrohet grupit ata shpërndahen duke ndaluar kështu edhe thirrjet anti-shqiptare. /Ra.My.Fjala.al/

 

https://www.facebook.com/BrryliBroadway/posts/1715792581918473

 

Të fundit

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

Lajme të tjera

Web TV