Britani/ Nëse situata nuk merret në kontroll, do të regjistrohen rreth 50 mijë raste të reja brenda një dite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar po përballet me një rritje të lartë të rasteve me Covid-19.

Kreu i shëndetit Sir Patrick Vallance ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do të përballet më 50,000 raste të reja me Covid-19 brenda një ditë duke nisur mesi i tetorit. Po ashtu ai është shprehur se që nga muaji i ardhshëm do të ketë 200 viktima çdo ditë, nëse përhapja e sëmundjes nuk vihet nën kontroll.

Ditën e djeshme, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar, 3,899 raste të reja duke e çuar numrin në total të infektuarve në 394,257 persona. Në Britani që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë vdekur 41,777 persona.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar marrja e masave parandaluese ndaj Covid-19 ku një ndër rregullat e vendosura është urdhri për vetë-izolim, që kush nuk i bindet gjobitet me 10,000 euro. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV