Vidal te Interi, Messi i jep mesazhin befasues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund Arturo Vidal është pjesë e Interit. Pasi mbërriti një natë më parë në Milano, mesfushori kilen zhvilloi me sukses vizitat mjekësore, mëngjesin e kësaj të hëne dhe tashmë mbetet vetëm firma me klubin zikaltër.

Për Vidal, që u largua nga Barcelona pas dy sezonesh, ky është një rikthim në Serie A pasi në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat bardhezi të Juventus.

12 milionë euro në sezon do të përfitojë “King Arturo” nga kontrata dyvjeçare e arritur me Inter. Trajneri Antonio Conte po mendon përfshirjen e tij në formacionin titullar që në ndeshjen e parë, kundër Fiorentinës.

Sakaq me largimin e tij ka bërë bujë edhe një mesazh i Leo Messit, i cili e uron Vidal për këtë sfidë të re.

“Unë vetëm të njihja nga përballja me njëri-tjetrin dhe gjithnjë më dukeshe si fenomen, por më pas pata fatin të takohesha personalisht dhe na befasove edhe më shumë. Në këto dy vite ndamë shumë gjëra bashkë, do na mungosh te dhomat e zhveshjes @ kingarturo23oficial. Ju uroj të gjitha të mirat në këtë sfidë të re në klubin e ri. Do të takohemi përsëri rrugëve, me siguri”, shkruan Messi.

Ndërsa vetë Vidal i është përgjigjur: Faleminderit alien! Jam krenar që kam luajtur me më të mirët në histori dhe faleminderit shumë për miqësinë tuaj. Më mungon. Shihemi së shpejti”. Këto mesazhe pikërisht kanë nxitur menjëherë aludimet se Messi pas mbarimit të kontratës mund të provojë një sfidë të re, e pse jo në Itali te Inter. Klubi zikaltër endërron ta ketë yllin argjentinas, edhe pse për të janë folur edhe largime drejt Anglisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV