Japoni/ Katastrofa e Fukushimës, hapet muzeu që rrëfen tragjedinë e vitit 2011 (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në veri-lindje të Japonisë,të dielën në prefekturën e Fukushimës është hapur  Muzeu i parë publik që tregon trashëgiminë e aksidentit bërthamor të vitit 2011.

Muzeu në fjalë, që shërben si memorial i tërmetit të madh dhe katastrofës nukleare që pasoi, ndodhet në qytetin Futaba, ku në mars u hoq urdhri për evakuimin e popullsisë.

Futaba është një nga qytetet ku ndodhet impianti bërthamor i Fukushimës, tre reaktorë të të cilit u shkrinë pas tërmetit masiv dhe cunamit të marsit të vitit 2011.

 

Një nga banorët e zonës tregon se “Përpjekjet për të imagjinuar eksperiencën e tyre  nuk mjaftojnë. Kush do të mësojë më shumë duhet të jetë aty”.

Muzeu ka ekrane të mëdha që tregojnë se si dukeshin komunitetet menjëherë pas aksidentit dhe se si ata u larguan nga zona.

Rreth 150 objekte dhe video janë në dispozicion të vizitorëve, të cilat tregojnë edhe përpjekjet e dekontaminimit dhe impaktin e zgjatur të aksidentit.

Gjithashtu, atje do të ketë edhe banorë vendas që do të rrëfejnë eksperiencat e tyre.

Hapja e muzeut ishte planifikuar fillimisht për në korrik, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë...

Lajme të tjera

Web TV