“Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka”, urimi special i Ramës për Helena Kadarenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Helena Kadare është shkrimtare dhe përkthyese e njohur shqiptare, por njëkohësisht edhe gruaja e Ismail Kadaresë, veprat e të cilit janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme.

E njohur ndryshe si Helena Kadare, ajo është ndër të paktat shkrimtare dhe romanciere në vitet e regjimit komunist e cila nuk ka kaluar pa rënë në sy si një ndër femrat më të bukura të asaj periudhe.

Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin për ëndërrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte, duke mos lënë pas dore kujtimet e saj me Ismail Kadarenë të cilat i ka rrëfyer në librin biografik “Kohë e pamjaftueshme”.

Ajo feston sot ditëlindjen dhe një urim special e ka marrë dhe nga kryeministri Edi Rama i cili mes të tjerash shkruan “Duke ia uruar ditëlindjen zonjës së rrallë, uroj që shëndeti, dashuria e gëzimet të mos i mungojnë kurrë, siç kurrë nuk i ka munguar vezullimi qenies së saj fisnike e të urtë”.

Postimi i plotë

#EDHE100?

HELENA KADARE më kujton gjithnjë atë shprehjen e famshme, një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka! E mbase gabohem, po pa Helenën biblioteka nuk do të kishte mjaftuar për t’ia mundësuar Ismailit fortesën e blinduar, mu në zemër të tiranisë komuniste, ku morën jetë krijesat e tij të hatashme, që çanë rrethimin tiranik e u ngjitën në majat e letërsisë së botës mbarë.

Më kujtohet vite e vite më parë, kur në netët e vona në bulevardin e zbrazët të Tiranës, Ismaili ecte me hijen e vet vezulluese në krah, Helenën, e cila ja ashtu njësoj si në shëtitjen e mbrëmjes, përmes boshllëkut që rrethonte qenien e tyre të dyfishtë, e ka shoqëruar Ismailin me vezullimin e përkushtimit të saj, pa e lënë kurrë një ditë të vetme vetëm, qysh nga dita e parë e njehsimit të tyre.

Lexo edhe :  Eurostat: Shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Evropë, edhe pse paguhen më pak

Është pak të thuash se Ismaili nuk hyn tek njerëzit e kollajshëm dhe pak është të thuash se Helena nuk hyn tek gratë e zakonshme. E bukur, e mençur, e lexuar, e dalë dhe e admiruar nga larg e nga afër, prej të panjohurve e të njohurve, po njëkohësisht e përulur ndaj fatit që e lidhi përmes një dashurie të zjarrtë me një xhind të fjalës së shkruar, që buzëqeshjet i ka si të dielat në kalendarin e vitit, Helena është një grua e jashtëzakonshme shqiptare.

Shtyllë e fortesës ku xhindi rrotullohet prej 57 vjetësh me daullet e shiut të tij, vatër që ngroh hapësirën ku ngrijnë e shkrijnë prurjet e botës së tij fshehtë, dritë që rri gjithnjë ndezur për t’u kujdesur që ai ta gjejë gjithnjë atë çka i duhet kur i duhet të kthehet nga arratitë në skutat e mendjes, portë që hapet bukur për të mikpritur vizitorë dhe sy që ndjek gjithçka, njësoj siç prej një jete ka ndjekur e sistemuar për botim në makinën daktilografike, çdo rresht të dorëshkrimeve të të shoqit, Helena është për Ismailin një dhuratë po aq bujare e Zotit sa edhe gjenialiteti i tij krijues.

Nëse si rregull gruaja është gjysma më e mirë e burrit, Helena është në atë çift të pandarë e të pandashëm engjëlli, që si edhe djalli jetojnë brenda tek i gjalli, e nëse historia do të flasë nesër vetëm për Ismailin, jeta e tij nga dje, sot e deri atëherë mes fantazisë e realitetit, nuk mund të kuptohet asfare pa Helenën.

Duke ia uruar ditëlindjen zonjës së rrallë, uroj që shëndeti, dashuria e gëzimet të mos i mungojnë kurrë, siç kurrë nuk i ka munguar vezullimi qenies së saj fisnike e të urtë. #TëRRALLË./Bl.Ba./Fjala.al

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV