Problemet me stomakun, ja shenjat që tregojnë se gjendja është përkeqësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpeshherë nuk arrijmë t’i kuptojmë simptomat shteqësuese që mund të jemi duke përjetuar në trupin tonë. Ezofagu, stomaku, zorra e trashë, pankreasi, mëlçia – të gjitha këto përfshihen në sistemin tretës, prandaj nuk është çudi që simptomat e tyre të jenë të njëjta. Problemi është se kur ato fillojnë të shfaqen, mund të mos e kuptoni që duhet të bëni një kontroll te gastroenterologu. Ja cilat janë disa nga shenjat që paralajmërojnë për probleme me stomakun dhe që duhet të lini një takim me gastroenterologun.

Keni një gjëndër në fyt

Nëse keni vështirësi në gëlltitjen e ushqimit, ndieni dhimbje gjatë përtypjes (të cilat mund të përkeqësohen me kalimin e kohës), është mirë të bëni një kontroll. Ndodh që ta keni të vështirë të çoni poshtë edhe ujin.

“Dhimbja gjatë pirjes së ujit mund të jetë një shenjë e një problemi serioz gastrointestinal”, thonë ekspertët.

Duhet ta informoni gjithashtu mjekun nëse problemet me përtypjen e ushqimit shoqërohen edhe me efekte anësore, si kollë, zë të ngjirur, lemzë ose ndiheni të ngopur me një kafshatë. Këto mund të jenë edhe shenja paralajmëruese të kancerit të ezofagut.

Keni gazra

E dini që një person mesatarisht lëshon 2 litra gazra në ditë? Gazrat në stomak janë normale, vetëm nëse nuk shoqërohen me efekte anësore të pakëndshme.

“Koha kur duhet të shqetësoheni është nëse gazrat shoqërohen me dhimbje në pjesën abdominale, ndryshime në jashtëqitje ose rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme”, thonë gastroenterologët.

Mos e neglizhoni erën e gazrave, ka raste që ajo mund të jetë një shenjë e një paraziti të quajtur giardia, i cili infekton zorrët.

 

Pantallonat ju vijnë të ngushta krejt papritur

Nëse keni vështirësi në mbylljen e zinxhirit të pantallonave, ndryshe nga pak ditë më parë, mund të mos jetë faji i dhjamit në bark.

Fryrja e barkut – që ndodh kur ka shumë gazra në trup – është një problem i zakonshëm, i cili mund të jetë rezultat i ngrënies së tepërt ose thithjes së shumtë e ajrit.

Ndërsa fryrja e papritur e barkut që ndodh pa asnjë arsye dhe shoqërohet me simptoma si dhimbje ose gjak në jashtëqitje, është më shqetësuese.

Lexo edhe :  Terapia gjenetike shëron verbërinë tek fëmijët me distrofi të retinës

“Mund të jetë një problem i thjeshtë me tretjen, por mund të paralajmërojë edhe një problem më serioz, që kërkon vëmendje mjekësore”, thonë ekspertët.

Duhet t’u kushtoni vëmendje sëmundjeve si refluksi gastroezofageal, sindroma e zorrës së irrituar, gurëve në tëmth dhe sëmundjes celiake.

 Jashtëqitja në ngjyrë të zezë

Gjakderdhja anale nuk është asnjëherë normale. Ajo mund të shkaktohet nga hemorroidet, apo siç njihen në gjuhën e përditshme, majasëlli, është dilatacioni dhe inflamacioni i venave në zonën e rektumit dhe anusit.

Në varësi të pozicionit ku shfaqet, klasifikohen në hemorroide interne (të brendshme) që fillojnë nga kryqëzimi i anusit me rektumin dhe hemorroide eksterne (të jashtme) që shfaqen poshtë këtij kryqëzimi.

Mungesë hekuri

Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjen në inde. Kur nuk keni mjaftueshëm hekur, e gjithë trupi e ndien. Mungesa e tij ju shkakton lodhje, dhimbje koke, zverdhje të lëkurës, thonj të brishtë, rënie të flokëve dhe dobësi.

Mund të matni nivelet e hekurit me një test të thjeshtë gjaku, por, nëse rezulton që jeni anemik, duhet të konsultoheni me një specialist gastrointestinal.

“Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të ndodhë të jetë kronike, dhe të jetë shkaktuar nga humbja e gjakut në traktin gastrointestinal, për shkak të sëmundjes inflamatore të zorrëve, ulcerës, kancerit të stomakut ose kancerit të zorrës së trashë.

Rënie drastike në peshë (në mënyrë të pashpjegueshme)

Rënia e peshës në mënyrë të pashpjegueshme mund të jetë një simptomë e disa problemeve shëndetësore, por sistemi tretës duhet të jetë vendi i parë ku duhet nisni gjetjen e shkaktarit.

Gastroenterologët shpesh shohin pacientët për rënie të pashpjegueshme në peshë. Gjërat e para që duhet të përjashtohen janë kanceri i zorrës, pankreasit dhe stomakut.

Të tjera arsye përse mund të keni pësuar rënie drastike në peshë janë probleme shëndetësore, si sëmundja celiake ose sëmundja e Crohn, që pengojnë trupin të absorbojë lëndët ushqyese. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV