Tafaj: Inspektoriati shëndetësor nuk ka certifikuar asnjë shkollë

Myqerem Tafaj deklaron se nisja e vitit mësimor në kushtet  e përballimit të pandemisë  nuk është normal. Nuk ka  kushte higjeno-sanitare të mjaftueshme  dhe nuk ka kushte normale. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Tafaj tha se këtu nis problemi dhe me inspektoratin  shëndetësor që sipas tij nuk ka bërë asnjë certifikim  se cila shkollë i ka kushtet dhe cila jo.

 -Përgatitja e shkollës është sigurisht detyrë e këtyre instancave, por në fund të fundit kush duhet t’i certifikojë? A është shkolla vërtet gati? A i plotëson kushtet? Edhe këto kushtet higjieno-sanitare dhe masat anti-Covid etj? Kush e certifikon këtë? Ka një inspektoriat në varësi të ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ky inspektoriat nuk e merr përgjegjësinë të thotë: Po, shkolla është e gatshme, dhe të thotë : Jo, kjo shkollë nuk është, atëherë kjo do ishte një gënjeshtër e madhe.

-Sot ne nuk kemi certifikim të inspektoriatit për shkollat?

-Unë nuk kam dëgjuar që të dalë inspektoriati dhe të thotë kjo shkollë, kjo shkollë, kjo shkollë i plotëson kushtet.  Keni dëgjuar ju?

-Jo.

-Atëherë nuk janë certifikuar./Fjala.al/Ke.Ba