A do flitet gegërisht në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë?

Të premten më 25 shtator në qytetin e Shkodrës do të mbahet mbledhja mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj e cila është dhe koordinatore për këtë takim.

Ndërsa sot juristja dhe gazetarja e njohur Blerta Kraja ka bërë një status provokues lidhur me gjuhën që do të flitet në këtë mbledhje qeverish.

Kraja së pari tregohet kritike që qeveria e shtetit shqiptar numëron vetëm dy ministra që mund të flasim gegërisht, Sandër Lleshaj dhe Etilda Gjonaj.

Ndërsa për qeverinë e Prishtinës ajo thotë se gjatë kësaj mbledhje në Shkodër ata duhet të flasin gegërisht.

“A thue do flitet gegnisht, të premten, në Shkodër, në mbledhjen e rradhës të dy qeverive të Prishtinës dhe të Tiranës? Po mendoj a ka ndonjë ministër nga Shkodra? Më duket se jo. (Këta shkodrajt dalin hapsejt se s’din me thanë “qeveria ime”.

Mgjse ka tek tuk ndonjë ministër gegë. Po mirë ministrat e Prishtinës nuk i ndalon njeri ta flasin lirisht e bukur gegnishten e tyne e janë në kryeqendër të gegnishtes, ata të Tiranës janë të lirë ta flasin gjuhën si ta duan. @Shkodraashtëemadhe”, shkruan Kraja./Bl.Ba.Fjala.al