Bylykbashi: PS kërkon që të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar, po kalojnë vizat e kuqe të OSBE-ODIHR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh për mediat se PS kërkon të ndryshojë rregullat kur loja ka nisur. Bylykbashi deklaroi që PS refuzoi që t’i drejtohen OSBE-së.

Nuk mund të ndryshohet Kodi Zgjedhor jo më pak se një vit para procesit zgjedhor deklaroi Bylykbashi./Jo.Be/Fjala.al

Deklarata e plotë e Oerd Bylykbashit: 

Ne kërkojmë ruajtjen e koalicionit siç janë sot dhe PS kërkon që të ndryshojë rregullat kur loja ka filluar. Këtë shkresë e kemi shkruar me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve.

Opozita i kë qëndruar marrëveshjes së 14 janarit, kemi kërkuar konsensusit dhe ai u gjet në 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.  Sot PS sërish refuzoi që ti drejtohemi OSBE dhe Gjiknuri bojkotoi këshillin edhe pse ishin të gatshëm të vazhdonim punën.  Presim që PS të reflektojë”, tha Bylykbashi

Po kalojnë vizat e kuqe të OSBE-ODIHR, nuk mund të ndryshohet Kodi Zgjedhor jo më pak se një vit para procesit zgjedhor. Prishja e funksionimit të mekanizmit, bën nul mënyrën se si funksionin Këshilli Politik.

Ky Këshill s’mund të jetë noter i interesave të maxhorancës. Për ne ajo që është rënë dakord me 5 qershor dhe konkretizuar në 30 korrik qëndron dhe s’ka pse ndryshon. Opozita ka për bazë Kodin aktual zgjedhor për çështjen e koalicioneve. Maxhoranca duhet t’i japë llogari faktorit ndërkombëtarë, OSBE-ODIHR.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV