Rama jep lajmin: Bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama pak minuta më parë dha lajmin që sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat  kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi.

Në deklaratën e tij për mediat, i shoqëruar dhe nga ministrja Denaj dhe ministri Ahmetaj Rama sqaroi se edhe bizneset e vogla që janë nën 10 milion lekë xhiro, do të përjashtohen edhe nga TVSH-ja, por edhe nga tatim fitimi./Jo.Be.Fjala.al

Deklarata e Kryeministrit Rama:

Sot me vendim të Kuvendit të Shqipërisë qysh në muajin korrik bizneset e vogla të cilat  kryejnë xhiro deri në 14 milionë lekë të reja nuk paguajnë asnjë tatim fitimi, zero.

Ndërsa bizneset e vogla deri në 10 mln lekë të reja s’paguajnë TVSH, zero. Këtë mbështetje dhe kornizë në Shqipëri e ka si i vetmi pa taksa dhe pa TVSH deri në 10, pa taksa dhe me TVSH deri në 14 mln lekë të reja.

Të gjithë anëtarët e komunitetit të biznesit të vogël, paguanin 10% tatimin mbi fitim. Rreth 60 mijë tatim pagues. Këto biznese jo vetëm paguanin 10%, por edhe një tjetër për pushtetin vendor.

Tatim i 2-fishtë, që më pas në periudhën tonë filloi të zhbëjë deri sa vijnë në këtë moment që është historik , super nxitës për ata që merren me biznes të vogël, apo duan të krijojnë punë e 0 taksë dhe 0 TVSH, deri në 10 milionë lekë të reja, dhe vetëm TVSH deri në 14 milionë lekë të reja.

Shifër domethënëse është se shteti dhe qeveria i ka marrë biznesit të vogle nga 2006-2013, 19 miliardë lekë tatim. Ndërsa nga 2014-2019, biznesi i vogël ka paguar vetëm 5.3 miliardë, ky është fakt.

Lexo edhe :  Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV