Intervista/Myqerem Tafaj: Arsimi në Shqipëri, përballja më e madhe me pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Arsimit, Myqrem Tafaj, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, analizon situatën e arsimit në vend dhe pasojat e pandemisë, veçanërisht në fushën e dijes, ku të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë janë nxënësit dhe studentët. Cilat janë masat që duhet të merren dhe një këndvështrim politik brenda opozitës.

Nga Roland Qafoku

-Si ka nisur ky vit i ri mësimor?

Ky është një vit shumë i vështirë, jam i bindur se kjo është një sfidë jo vetëm për arsimin, por mendoj se është një sfidë e madhe në raport me pandeminë. Do ta konsideroja përballjen më të madhe të vendit tonë gjatë pandemisë. Dhe pse mendoj kështu… Sepse që nga 14 shtatori janë 550 mijë nxënës dhe mësues dhe në 2 nëntor kur të nisin universitetet, do të kemi 700 mijë nxënës, studentë, mësues, pedagogë që do zhvillojnë procesin mësimor në klasa dhe auditorë. Javën e kaluar filloi dhe mua më bëri përshtypje që përgatitjet ishin shumë të vonuara dhe jo të plota. Drejtorët nuk kanë ndonjë lloj fuqie për të përgatitur shkollat, drejtoritë arsimore kanë fuqi të kufizuar. Shkollat janë kompetencë e bashkive.

Bashkia përgjigjet për infrastrukturën e shkollave dhe për gjendjen e shkollave në përgjithësi, përfshirë këtu edhe infrastrukturën që nevojitet në këtë situatë pandemie. Kushtet higjieno-sanitare janë kaq të domosdoshme. Qeveria me bashkitë, prefektët, duhet të ishte në vijën e parë. Në vijën e dytë duhet të vijnë drejtoritë arsimore, dhe pastaj drejtoritë e shkollave. Është papërgjegjshmëri të çosh një nxënës në shkollë dhe të mos ia plotësosh kushtet më elementare. Unë mendoj se shumë kryetarë bashkish e kuptuan me vonesë detyrën. Dy javë përpara se të fillonte viti shkollor, thoshin s’kemi fonde”. Shkollat janë krejësisht të papërgatitura për ta përballuar këtë. Në rast se nuk janë kushtet higjieno-sanitare të plotësuara, kjo bëhet e rrezikshme.

Përgatitja e shkollës është sigurisht detyrë e këtyre instancave, por në fund të fundit kush duhet t’i certifikojë? A është shkolla vërtet gati? A i plotëson kushtet? Edhe këto kushtet higjieno-sanitare dhe masat anti-Covid etj? Kush e certifikon këtë? Ka një inspektoriat në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ky inspektoriat nuk e merr përgjegjësinë të thotë: Po, shkolla është e gatshme, dhe të thotë: Jo, kjo shkollë nuk është, atëherë kjo do ishte një gënjeshtër e madhe.

-Sot ne nuk kemi certifikim të inspektoriatit për shkollat?

-Unë nuk kam dëgjuar që të dalë inspektoriati dhe të thotë kjo shkollë, kjo shkollë, kjo shkollë i plotëson kushtet. Keni dëgjuar ju?

-Jo.

Atëherë nuk janë certifikuar. Ne prapë jemi të papërgatitur për mësimin në distancë.

-Pse?

Sepse nuk ka ndryshuar gjë që kur ka filluar pandemia. Nuk është bërë ndonjë progres lidhur me aksesin në internet. Që të jesh i përgatitur për mësimin në distancë, duhet të jesh i përgatitur në gjithë territorin e Shqipërisë. Sepse në çdo shkollë, mund të ndodhë që të krijohet një vatër dhe pastaj të mbyllet, kështu që mësimin do ta bësh në distancë. Pra ti duhet ta kesh në çdo kohë të përgatitur këtë skenar. Tani pandemia nxori në pah një tjetër gjë. Revolucioni që duhet të ndodhë në Shqipëri është ai në lidhje me arsimin digjital, që është i paanashkalueshëm, sidomos për arsimin e lartë. Nëse duam të mbyllim një shkollë, çfarë do të bëhet?

Hapni televizorin dhe ndiqni mësimin. Mësimi on line, zoom-i, që u jep mundësi të shprehen, është shumë ndryshe nga auditori. Ajo gjallëria, ai interaktiviteti, me nxënësin, me studentin është i parealizueshëm. Pra, edhe nga kjo anë aksesi i internetit nuk është përmirësuar, raportet objektive të shkruara të majit të këtij viti nga Banka Botërore thonë se gjysmat e shkollave kanë internet dhe 47 % e familjeve në Shqipëri nuk kanë akses në internet, i cili të jetë i përshtatshëm për të zhvilluar mësimin on line. Në këto kushte ne jemi të papërgatitur. BE-ja ka lëvruar një paketë grant për vendin tonë lidhur me pandeminë. Ishin 198 milionë euro.

Për digjitalizimin nuk është se nuk është investuar, por, është fakt që media austriake mbështet një projekt shumë interesant dhe ka sjellë një platformë moderne që zbatohet në shkollat e Vjenës dhe në të gjitha shkollat e Austrisë për mësimin në distancë. Kjo është realizuar si projekt, por platforma nuk është aktive, nuk e di ku ka ngecur. Janë bërë investime të tjera edhe te rrjeti akademik shqiptar, praktikisht ne ishim të papërgatitur për mësimin në distancë. Tani të erdhi ky grant nga BE? Veçoni 5 milionë euro ose 10 milionë dhe jam i bindur se i gjithë problemi për digjitalizimin e arsimit shqiptar në gjithë sistemin zgjidhet. Janë reforma të destinuara, të mbrojtura, është kontenti dhe kontentin e zhvillojnë përmbajtjet, dhe për mësimin në distancë e zhvillojnë mësuesit dhe pedagogët, nuk ka nevojë të paguash, e kanë pjesë të tyre dhe, natyrisht, duhet t’i trajnosh e sigurisht t’i mbështesësh, t’i ndihmosh nxënësit, të cilët nuk kanë mundësi ekonomike.

Lexo edhe :  Zyrtarisht nën hetim, deputeti i PD paraqitet në GJKKO

Si zgjidhet kjo situatë?

-Mendoj se zgjidhja është shumë e thjeshtë. Ndoshta 5 milionë euro mjaftojnë për investimet në sistem për digjitalizimin. Nëse akordohet një fond i mjaftueshëm dhe nëse thirren ekspertët, sistemi duhet përshtatur. Digjitalizimi duhet bërë pjesë integrale e procesit normal mësimor. Nëse ne nuk e realizojmë këtë, askush nuk e di sa do të vazhdojë pandemia, studentët nuk do të kenë mundësi të zhvillojnë mësimin, universitetet do ta vuajnë. Shko lidh kontratë me Googlen dhe ai ta ofron modulin e përshtatur akademik me skenarët dhe të gjitha mundësitë dhe me të gjitha hapësirat dhe që të duhen ty për të realizuar një proces mësimor normal.

Kjo është e domosdoshme në mënyrë që të mos ndërpritet komunikimi me botën. Pandemia çfarë bëri? Thelloi diskriminimin e nxënësve apo studentëve. Kjo është me të dhëna. Arsimi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Nëse arsimi nuk i ofron akses çdo nxënësi dhe studenti, nuk e ka realizuar funksionin e tij bazë. Nga një rrugë më efikase e zbutjes së pabarazisë, bëhet diskriminuese. Çfarë ndodhi? Pikërisht në situatën e pandemisë ky raport i Bankës Botërore thotë që u diskriminuan nxënësit e varfër dhe nga ajo diferencë që ishte me 1,5 vjet në formim, shkoi pabarazia në 2 vjet. Në 2006-2007 më duket se kanë qenë 56-57 mijë maturantë. Në 2013 me sa mbaj mend, ishin 48 mijë maturantë. Këtë vit janë 31-32 mijë maturantë. Dhe, natyrisht, ne jemi një vend i cili nuk e ka një sistem të arsimit profesional të zhvilluar, dhe nëse Shqipëria do ta kishte një të tillë, funksional e të zhvilluar, si dhe këtë qasje për t’i thithur nxënësit e arsimit profesional, jam i sigurt që më shumë prindër dhe nxënës do të ishin të prirur që ta zgjedhin arsimin profesional.

 

-Ishte normal vendimi për daljen nga Parlamenti?

Ishte një vendim tepër i vështirë, i detyruar. Unë them që ishte një vendim shumë i vështirë, një vendim i detyruar. Një mazhorancë ka jo thjesht përgjegjësinë për të zhvilluar ekonominë etj., etj., por ka një përgjegjësi tjetër shumë të madhe. Të garantojë stabilitetin e një vendi.

 

-Domethënë PD-ja bëri mirë që u largua nga Parlamenti?

PD-ja ishte e detyruar, por unë mendoj se largimi duhet të ishte konsultuar me partitë simotra dhe partnerët ndërkombëtarë.

-Po mosmarrja pjesë në zgjedhje?

Edhe ky ishte një vendim i cili duhet të ishte konsultuar shumë më mirë.

 

-Basha artikuloi së fundmi një tezë interesante. Teza e shtresës së mesme. Vendi më i zhvilluar i Evropës që është Gjermania nuk thotë që e kam suksesin te biznesi i madh, por te biznesi i mesëm. Kush duhet të jetë në shtresën e mesme?

Duhet të jenë fermerët, duhet të jenë mësuesit, nuk futen dot as mjekët, nuk hyjnë dot as infermierët, 90% e pedagogëve nuk janë, dhe ajo e dhënë që 20 mijë veta i përkasin shtresës së mesme, në 30 vjet demokraci të kesh një strukturë të tillë me një cipë kaq të hollë, një tip membrane të shtresës së mesme, sigurisht është jo e shëndetshme dhe nuk garanton dot një demokraci të shëndoshë. Ky proces që ka nisur tani është një proces që duhet të çojë në një bashkim të forcave. Unë uroj që ky proces ta realizojë këtë qëllim. Mendoj se të gjithë demokratët duhet të jenë të bashkuar në interesin madhor. Dhe ky nuk është interesi i forcës politike, por interesi i vendit. Vendi kërkon mendoj një qeverisje të re.

-Zonja Topalli bën gabim, sipas jush, që e kritikon zotin Basha?

Nuk dua të komentoj qëndrimet e kolegëve, sepse secili ka atë pozicionin e vet, por unë mendoj se duhet shfrytëzuar çdo hapësirë për të bashkuar forcat. /Ra.My.Fjala.a/

Të fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, 11 janar 2025, një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Euro do blihet me 97.7 lekë dhe do...

Jo më strehë e kriminelëve, “Çunat e Dubait” do të kthehen!

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka zbuluar në studion e “Çdo kënd” se shumë shpejt do të ketë zhvillime sa i përket ekstradimit të...

Media amerikane/ Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025

Shumë turistë, të cilët planifikojnë pushimet e tyre në vitin 2025, janë në kërkim te përvojave që shkojnë përtej të zakonshmes, shkruan Tonya Fitzpatrick...

Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 11 janar 2025

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Zonat veriore – verilindore do të dominohen nga...

Lajme të tjera

Web TV