Jo vetëm Greqia, Erdogan kërcënon një tjetër shtet: Mos luaj me zjarrin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa i gjithë fokusi është tek përplasjet me Greqinë, mesa duket Turqia nuk e ka aspak problem të hapë një tjetër front konflikti. Ministria kombëtare turke paralajmëroi Armeninë “të mos luajë më zjarrin” pas vrasjes së një ushtari azer gjatë një sulmi ndërkufitar.

“Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit,” thuhet në një postim të sajin në Twitter.

Po përmes të njëjti rrjet social, ministria e jashtme e Turqisë përcolli mbështetjen e saj për këtë vend. Nagorni-karabaku është një territor i shumëdiskutuar, që në nivel ndërkombëtar njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që më së shumti qeveriset nga republika e Artsakh, një entitet i pavarur me shumicë etnike armene.

Në vitet 1990, konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor u përshkallëzua deri në luftë të plotë. Turqia dhe Armenia nga ana tjetër nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike mes tyre dhe historikisht, e kanë parë njëra tjetrën me armiqësi. Edhe pse nuk i mohon vuajtjet e tyre, Turqia ende edhe sot nuk e ka pranuar genocidin e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

Lajme të tjera

Web TV