Mbledhja e Këshillit politik/ Hajdari: Përfaqësuesit në Këshill luftojnë për interesat e kryetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbledhjes së Këshillit Politik ka folur dhe deputetja Rudina Hajdari. Deputetja është shprehur se përfaqësuesit në Këshill luftojnë për interesat e kryetarëve dhe jo për kërkesat e qytetarëve .

“Listat e hapura duhet të jenë 100% dhe shqiptari ta përcaktojë listën fituese. Boll me ato deputet që i servilosen kryetarëve të partisë. Zotohem që si në krye të herë që e kam thënë që listat duhet të hapen 100%, nuk negociojë me asnjë palë deri sa të hapen listat”, ka deklaruar për mediat Rudina Hajdari./Jo.Be/Fjala.al

Fjala e Rudina Hajdarit:

Në mbledhjen e sotme diskutuam mbi prezantimin që bëra për hapjen e listave reale 100%, një renditje të kandidatëve sipas rendidit alfabetik dhe lista fituese të përcaktohet nga votat e qytetarëve dhe jo të kryetarit që do vendoste sipas propozimeve të PS listën fituese. Opozita ka mbështetur këtë propozim.

Ai i qëndron kësaj ideje që propzimi i tyre mbështet listat e hapura ndërkohë që nuk është e vërtetë, kryetari ka  të drejtë të zgjedhe deputet sipas propozimit të PS, po tallen, se po u thonë do ua japim si mundësi, por nuk do e përcaktoni ju se kush do shkoj në Kuvend. Partitë politike të bëjnë ofertën me kandidatët me një rend analfabetik dhe në bazë të votave të zgjedhësve të shikojmë kush merr më shumë vota të shkojnë në parlament.

PS vazhdon i mëson të njëjtit propozim, po u hedhin hi syve për t’iu shitur shqiptarëve sapunin për djathë. Nuk duhet të vazhdojmë më me këtë histori. Problemi që kemi në Këshill është që anëtarët cojnë përpara apo luftojnë për interesat e kryetarëve, nuk mund të mund të vijnë në Këshill për të cuar përpara kërkesat e kryetarëve dhe familjes së tyre. Kjo histori ka ardhur koha për t’i dhënë fund.

Lexo edhe :  Proda pret diplomatin e Kinës/ Luftë kundër krimit të organizuar mes 2 vendeve

Një politikan duhet ta cojë premtimin deri në fund, sa i përket listave të hapura, do ta vazhdoj këtë beteje, nuk do të negociojë nuk do bëjë asnjë marrëveshje në kurriz të shqipatarvë, do të bëjë cdo lloj sakrifice për ta cuar këtë betejë në fund. Boll mE marrëveshje të fshehta pas kurrizit të shqiptarëve dhe interesit të vendit tonë dhe me këto abuzime se po flasim për taksat e shqiptare. Do e vazhdojë edhe nëse do ketë nga ata që do të më kërcënojnë e shantazhijnë.

Listat e hapura duhet të jenë 100% dhe shqiptari ta përcaktojë listën fituese. Boll me ato deputet që i servilosen kryetarëve të partisë. Zotohem që si në krye të herë që e kam thënë që listat duhet të hapen 100%, nuk negociojë me asnjë palë deri sa të hapen listat”.

Të fundit

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”, zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është...

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Lajme të tjera

Web TV