Me flokët gërshet dhe e maskuar, ja si u shfaq Fjolla Morina në Gjykatë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Fjolla Morina ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Rrethit Kukës e shoqëruar nga forca të shumta policie.

E veshur me një fustan të gjatë me lule, me maskë të vënë dhe me flokët gërshet, këngëtarja është futur brenda ambienteve të Gjykatës, ku pret të njihet me masën e sigurisë, e shoqëruar nga një efektive.

Pas saj, janë futur edhe dy personat e tjerë të arrestuar me këngëtaren në kufi, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji. Të tre do të njihen me masën e sigurisë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’.

Fjolla Morina, e cila rezultoi edhe dy muajshe shtatzënë akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve. Ajo u kap me një pistoletë teksa futej në Shqipëri përmes pikës kufitare në Morinë dhe 26 fishekë, për të cilat e mbajti vetë autorësinë. Muji dhe Syla deklaruan se nuk kishin dijeni se këngëtarja kishte armë me vete. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së...

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë...

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë. Sipas informacionit paraprak,...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Lajme të tjera

Web TV