Tremujori i dytë, infektimet nga COVID-19 pësojnë ulje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Blerte H. Kraja
Përditë dalin zonja të nderuara të ISHP-se që na informojnë, se kaq u testuan, kaq janë të infektuar dhe kaq humbën betejën me Covid…Po mirë çfarë thonë statistikat zyrtare? Na rezulton se numri i vdekjeve në shkallë vendi në tremujorin e parë të 2020 ishte 6.115 persona, ndërsa në tremujorin e dytë 4. 889 persona.
Pra eshte ulur me 1.226 persona numri i vdekjeve në tremujorin e dyte, kur ishim të mbyllur në shtepi e në gjendje të jashtëzakonshme…Po të bëjmë një pjestim për të nxjerrë numrin mesatar ditor të personave që ndërrojnë jetë duke marrë për bazë të dhënat e tremujorit të dyte na rezulton se mesatarisht 54 persona ndërrojne jetë ne dite në shkallë vendi.
A mund të konsiderohet Covid si makina korrëse në këtë rast? Kam frikë se jo…Ndoshta informacioni i ISHP-së do të ishte me optimist e PRO JETES nëse pasurohej edhe më keto të dhena: kanë bërë testin serologjik në shkallë vendi kaq persona dhe kaq kanë krijuar antikorpe, po ashtu në shkalle vendi sot kishte kaq vdekje, ku vetem 5-10% kishin shkak determinant nga Covid, pasi 30% ishin nga probleme kardiovaskulare, 20% nga ndotja, etj. #ProJetes    /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vdekje dhëndri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese. Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen...

Tre shqiptarë u dogjën të gjallë brenda makinës! Arrestohet bullgari

56-vjeçari bullgar, drejtues i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën 3 shqiptarë në Greqi, është arrestuar nga policia. Mësohet se pas daljes...

Balluku: Përballuam kërkesën e lartë për energji, kemi furnizim normal

Në një deklaratë për mediat të mbajtur nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të Energjisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

I prenë veshin dhe e goditën me shishe në kokë, detajet e 21-vjeçarit në Tiranë

Zbulohen të tjera detaje nga sherri mes disa të rinjve në Tiranë ku mbeti i plagosur një 21-vjeçar. Tre autorët e ngjarjes raportohet se...

Kosovarët bojkotojnë Shqipërinë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në...

Lajme të tjera

Web TV