Macron-Erdogan, telefonata e parë pas tensioneve në Mesdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ai francez Emmanuel Macron thanë të martën se kishin zhvilluar bisedën e tyre të parë pas konfrontimit midis dy aleatëve të NATO-s lidhur me tensionet në rritje në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë pas telefonatës midis dy udhëheqësve, e para pas disa muajsh, presidenca turke tha se zoti Erdogan theksoi nevojën e përdorimit të mundësive diplomatike për çtensionimin e gjendjes dhe zhvillimin e negociatave të qëndrueshme.

Ministria e jashtme franceze tha pas telefonatës që zgjati mbi një orë, se shpresonte që dialogu midis Turqisë dhe Greqisë do të mund të vazhdojë. Ajo tha se Presidenti Macron kishte bërë thirrje për një qasje të ngjashme me Qipron.

“Ai (Macron) i bëri thirrje Turqisë që të respektojë plotësisht sovranitetin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe të përmbahet nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm që mund të provokojë tensione”, tha ministria e jashtme franceze, duke shtuar se Macron dhe Erdogan kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë janë tensionuar mjaft për një numër çështjesh, siç është kërkimi i hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, ku Ankaraja ka mosmarrëveshje me vendet anëtare të BE-së, Qipron dhe Greqinë./VOA

Të fundit

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Lajme të tjera

Web TV