Manastirliu: Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët nis nga viti tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar ditën e sotme se rritja e pagave e premtuar për mjekët edhe infermierët do të nisë nga viti tjetër. “Duke filluar nga viti tjetër rriten pagat për mjekët dhe infermierët”, tha ministrja Manastirliu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë, në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi nga spitali “Shefqet Ndroqi” se do të intensifikohen inspektimet në terren, në shkolla, aktivitete biznesi etj, për respektimin e masave antiCovid.

“Kjo nuk është një luftë që fitohet vetëm me rritjen e kapaciteteve, por ka shumë rëndësi sjellja e qytetarëve. Strukturat tona po vijojnë punën në terren për të monitoruar zbatimin e masave antiCovid në aktivitete biznesi, në shkolla dhe në aktivitete të tjera, pasi është shumë i rëndësishëm zbatimi i masave, për të patur një ecuri të kontrolluar të epidemisë”, tha Manastirliu.

Nga ana e tij Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf shprehu mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë nga vendet e Bashkimit Europian. “Jam shumë i kënaqëur për ndihmën e vazhdueshme nga vendet e Bashkimit Europian që treguan edhe një herë se janë aleatë të ngushtë të Shqipërisë.

Edhe shtete të veçanta si Gjermania kanë ofruar akoma më shumë ndihmë, siç është kjo e sotmja me aparatura të teknologjisë së lartë për frontin e luftës kundër pandemisë, për të rritur nivelin e punës së stafit mjekësor”, tha ambasadori gjerman.

Plani vjeshtë-dimër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përballimin e Covid19 parashikon rritjen e kapaciteteve spitalore, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ministrja Manastirliu rikonfirmoi edhe angazhimin financiar të qeverisë shqiptare për vaksinën anti-Covid dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e masave për kufizimin e përhapjes së Covid19./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2795556804099036/

Të fundit

“Mamma mia, çfarë copash”/ Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

Media ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen Ura, përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi...

Gjatë fushatës drejtuesit politikë rrinin në kafe te lokali i PD/ Me kë e ka Berisha?!

Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me faktin se disa drejtues politikë të Partisë Demokratike në qarqe nuk kanë...

Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ka paralajmëruar në mënyrë të qartë vendosjen e tarifave shtesë prej 50%...

Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para se të ndodhte ndërprerja masive...

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta...

Lajme të tjera

Web TV