Mjekët paralajmërojnë protestë ditën e nesërme, nënshkruajnë peticionin me 4 kërkesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët kanë paralajmëruar që do të zhvillojnë nesër një protestë para spitalit nr.1 në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Protesta do të zhvillohet nesër në orën 10:00 nën kushtet e sigurisë dhe shëndetit.

Mjekët depozituan një kërkesë në polici për të realizuar protestën por i është refuzuar. Policia është shprehur që nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid.

Sindikata e mjekëve ka hartuar një shkresë me disa kërkesa.

1.Të shpallen dëshmorë mjekë që humbin jetën

2.Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor

3.T’i sigurohen të gjitha kushtet personelit shëndetësor.

4. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar për personelin shëndetësor

Kërkesa është firmosur nga Anila Dokle, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Alban Dibra, Alfred Gega, Alketa Hoxha, Arvin Dibra, Alban Dibra,Amarildo Belshi, Gentian Stroni dhe Artan Distafa./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i plotë i SPShSh:

Ju lutem gjeni bashkëngjitur njoftimin për shtyp të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH, të cilët do të organizojnë një protestë një orëshe ditën e Enjte, më 24 shtator 2020, ora 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

Të fundit

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër, që lidh Laçin me Mamurrasin, ku një prej automjeteve është fugon pasagjerësh. Mësohet se nga ky...

Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e...

Lajme të tjera

Web TV