U infektua me Covid, ja si paraqitet gjendja e Voltana Ademit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u infektua nga Covid-19. Ajo pas konfirmimit me Covid nuk është paraqitur në zyrë.

Ditën e djeshme kryebashkiakja Ademi ka bërë testin për Covid-19. Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk ka simptoma, por ka dyshuar pas kontakteve që ka pasur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër, që kanë pasur kontakte me kryebashkiaken, t’i nënshtrohen tamponëve dhe pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.

Për shkak të kësaj situate, Voltana edhe pse nuk e ka përmendur në asnjë moment infektimin e saj , në një status në Facebook shprehet se sot do të kishte dashtë me kenë me miqtë e Za Fest, por për arsye se ndodhet në vetëizolim ajo nuk do të mundë të shkojë.

“Sot kisha me dashtë me kenë me miqtë e Za Fest! Një nga gjanat e mira që ka me u rritë bashkë me dashninë për qytetin e përbashkët.

Faleminderit ZA Fest, mirënjohje Vlashent Sata!

Shkodra ka me e majtë zemrën hapë për bijtë e bijat e saj që e bëjnë krenar. Arti flet me gjuhën e shpresës dhe andrrës: mendim i mirë rri me ne edhe këtë herë (Za Fest)!…

Ndodh vetëm në Shkodër”, shkruan Ademi./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ademi.voltana/posts/2732157337031976

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV