Vdes shqiptari që iu bë atentat në mes të plazhit, dëshmitari: Vrasësi e thirri në emër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra në atentatin e kësaj të diele në mes të plazhit të Torvaianica në Itali, 38-vjeçari shqiptar Selavdi Shehaj.

Shqiptari gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në spitalin “San Camillo”, ku ishte shtruar pas plagosjes, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve gjeti vdekjen.

Shehaj mbeti i plagosur rëndë në orën 10.30 të së dielës, kur dy persona me motor u afruan pranë tij në kompleksin “Bora Bora” dhe pasi i thirrën në emër, njëri prej tyre zbriti nga mjeti dhe qëlloi me pistoletë drejt tij.

Dy plumba e kapën 38-vjeçarin në shtyllën kurrizore, të cilat rezultuan fatale për të.

Autoritetet italiane dyshojnë se krimi mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi viktima rezultonte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Selavdi Shehaj kishte dalë nga burgu në arrest shtëpie para dy muajsh, pasi për dy vite e gjysmë kishte qenë në burg, i kapur me 5 kilogramë drogë.

38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një vajze./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Lajme të tjera

Web TV