Vrasja e Lirie Xhepës/ Acarohet situata në gjyq, djali kërkon përjashtimin e xhaxhait

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën Penale të Tiranës seanca për vrasjen e Lirie Xhepës nga kunati i saj Dashamir Xhepa.

Në seancë ka qenë edhe djali i viktimës, Marjus Xhepa, i cili ishte në cilësinë e dëshmitarit.

Ai u shfaq ende i tensionuar nga ngjarja e rëndë, saqë në sallë u dëgjua shpesh herë të kërcënonte xhajën e tij.

“Kisha 7 vite që s’i flisja, problemet nisën që kur vdiq babi, ai ishte zënë me të gjithë. Mami kishte marrë urdhër mbrojte se ai i kërkonte para.

E ndiqte nga mbrapa, unë për këtë arsye jam zëne me atë. 6 muaj para se të ndodhte ngjarja mami kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.

E shoqëroja çdo ditë në punë për arsye se ai i shkonte gjithmonë nga mbrapa.  Ai ishte i papunë, natën e ngjarjes ai i ka marrë mamit nga çanta 500 euro të cilat nuk janë gjet akoma.

Më 13 shkurt unë e kam dërguar mamin në punë dhe e kam parë Dashamirin duke na ndjekur, por sa e pashë unë ai u fsheh pas një makine. Më pas jam nisur drejt Fierit për të takuar vëllain që kisha në burg. Jam kthyer në darkë rreth orës 21 në Tiranë.

Në mëngjes më ka zgjuar polica të cilët me kanë thirrur për të parë nëse gruaja e vrarë ishte nëna ime. Vendin ku u vra nëna ime e kam rreth 300 metra larg shtëpisë.

Kishte 7 vjet që më thoshte se do vrasë mamanë, por unë i thoja merru me mua. Ju me kuptoni unë po dridhem i tëri (ishte i tensionuar), ai është legen se nuk u mor me mua por me një femër,” tha 25-vjeçari.

Lexo edhe :  “Rama i ka zgjedhjet e 2029 në xhep!”/ Çfarë po paralajmëron ish-presidenti Topi

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me...

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes...

“Rama i ka zgjedhjet e 2029 në xhep!”/ Çfarë po paralajmëron ish-presidenti Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se Sali Berisha, me aq sa e njeh ai, nuk do të largohet...

Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Sali Berishën

I ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ish-presidenti Bamir Topi analizoi edhe rezultatin që mori opozita, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike...

Vajza e Giorga Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe...

Lajme të tjera

Web TV