Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre dhe Luigi Sorecën.
Mësohet se takimi në fjalë po mbahet në Presidencë.
Po ashtu, bëhet e ditur se kryefjalë e takimit të kreut të shtetit me diplomatët e huaj janë zhvillimet politike në vend, ky si kryeçështje është Kodi Zgjedhor.
Kujtojmë se maxhoranca ka vendosur një afat për arritjen e konsensusit për Kodin Zgjedhor, ku data e fundit është 30 shtatori./Bl.Ba/Fjala.al