Berat/ Çelet ekspozita e rrallë me foto të vjetra të qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të muajit të trashëgimisë kulturore, Qendra e Muzeumeve në Berat ka planifikuar të organizojë një seri veprimtarish, siç ishte edhe ekspozita unike fotografike që u çel në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” me fotot e vjetra të Beratit.

Ky është aktiviteti i dytë që po organizohet në kohë pandemie nga Galeria Lear në Berat, ku siç shihet edhe nga pamjet pjesëmarrësit kanë qenë të pakët, të pajisur me maska dhe duke respektuar distancën.

Në këtë ekspozitë ishin mbledhur fotografi të vjetra të Beratit nga fotografë vendas dhe të huaj, të grumbulluara nga revistat e asaj kohe si dhe nga fotografët e vjetër të qytetit të Beratit dhe të Shqipërisë. E veçanta e kësaj ekspozite ishte shfaqja për herë të parë e fotove nga të gjitha pamjet e qytetit, Ura e Goricës e shkatërruar në kohën e luftës si dhe shtëpitë muzeale të viteve 1938.

Në fjalën e tij, Drejtori i Muzeumeve në qytetin e Beratit, Agron Polovina i cili është dhe piktor, ka deklaruar se kjo ekspozite fotografike është një seri fotografish imazhe të qytetit të Beratit të vjetër, të përzgjedhura me kujdes, të cilat i përkasin një periudhe 100-120-vjeçare. “Shumica e fotove, – thotë Polovina – janë realizuar nga mjeshtër fotografë, nga udhëtarë, gjeografë, etnografë etj, të cilat i kanë ekspozuar ato në kohët e hershme në revistat ndërkombëtare të asaj periudhe”.

“Kjo ekspozitë pikë së pari i drejtohet brezit të ri, për të pasur një përfytyrim më të saktë për qytetin e tyre dhe historikun e zhvillimit të tij ndër vite’, tha Polovina.

Të pranishmin kanë shijuar ekspozitën, duke shijuar fotot e rralla dhe të paarritshme të qytetit antik, Beratit, të realizuara nga mjeshtrit fotografë (vendas dhe të huaj)./ Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës

 

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV