Ka një shprehje që ka përdorur presidenti i Francës Jacques Chirac. Sipas tij ishte e vështirë të qeverisësh një vend me 350 lloje djathërash. Por në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Çuçi ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të kemi shumë lloje djathërash, por pika jonë e fortë është cilësia.
-Jacques Chirac ka thënë se si mund ta qeveris unë një komb që ka 350 lloje djathërash. Ne nuk kemi marka djathërash.
– Nuk kemi sigurisht. Kam miratuar një ligj për markat, për produktet e origjinës, për traditën. Ka një ligj për këtë punë. Po bëj akte nën ligjore. Kam bërë dy, tani po bëj dhe dy. Është marrë legjislacioni francez pikërisht për këto gjëra. Bëhet studimi pasi shkohet shihet zona. Bëhet hulumtimi i thellë se a është kjo zonë e aftë të prodhojë një djathë me cilësi . A ka një traditë të caktuar. Ne nuk konkurrojmë dot me sasira, Shqipëria është vend shumë i vogël. Forca jonë e konkurueshmërisë duhet të jetë cilësia./Fjala.al/Ke.Ba