Hajdari opozitës parlamentare: Kemi kërkuar të hiqet pragu zgjedhor, nënshkruani propozimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Opozitës Parlamentare,Rudina Hajdari, ka folur jashtë Kuvendit teksa ka vënë theksin tek hapja e listave 100%.

Ndër të tjera Hajdari i ka bërë thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin e me disa pika shtesë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Deputetja Rudina Hajdari nga jashtë Kuvendit i bëri thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin që përmban disa ndryshime shtesë sa i takon Kodit Zgjedhor. Në një prononcim për mediat Hajdari u ndal tek pika më me rëndësi për të, hapja e listave 100%.

“Ajo çka duhet ne të bëjmë është që t’i hapim listat 100% dhe mos të kemi më lista të vendosura nga kryetari. Mos të mashtrojmë qytetarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetari i kësaj partie. Kemi nënshtruar një dokument, presim që opozita parlamentare të na bashkohet në këtë nismë.”, tha Hajdari. Teksa u pyet në lidhje me thirrjen e deputetit Andi Përmeti për të bojkotuar Kuvendin në rast se nuk sillet një ligj për hapjen e listave, Hajdari tha:

“Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetarët. Ndaj ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozim, ai hap ato lista 100% reale. Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjërë, të cilët po e nënshkruajnë. Do depozitohet në Kuvend. Ka disa ndryshime. Vota parapëlqyese do të jetë ajo e qytetarëve, ku do të jetë prioritet se si do të llogariten mandatet. Vota e qytetarëve do të ketë më shumë peshë. Do të jenë ata që do e përcaktojnë se kush do të jenë fituesit. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Ka disa elemente shtesë.”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Programi bërthamor i Iranit, ja historiku

Përgatiti: Leonard Veizi Programi bërthamor i Iranit që nga fillimet e tij ka qenë ndër çështjet më të ndjeshme dhe kontroverse të gjeopolitikës ndërkombëtare. Rrënjët...

Pse kaq shumë injorantë pro Iranit i gjen në Prishtinë apo Tiranë sesa në Terhan?

  Nga Kreshnik Spahiu Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan. Janë aq...

Whatsapp vendos tarifa! Zbulohen kategoritë që do detyrohen të paguajnë

Një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, WhatsApp, po kalon në një fazë të re që pritet të ndikojë miliona përdorues....

Mediat iraniane: Goditet me raketa selia qendrore e Mossadit

Raketat balistike iraniane kanë goditur selinë e Mossadit (agjencisë së inteligjencës izraelite) në Herzliya, pranë Tel Avivit. Mediat iraniane pretendojnë se raketat e lëshuara nga...

Lajme të tjera

Web TV