Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi betohet para presidentit Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi është betuar ditën e sotme para presidentit Ilir Meta. Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Betimi i ministrës Kushi erdhi menjëherë pas votimit me 104 vota pro./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i Presidencës: 

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares më të re të kabinetit qeveritar, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zonjës Evis Kushi, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme

Të fundit

Londër, formohet “Koalicioni i të Vullnetshmëve”

Britania Madhe dhe Franca duan të avancojnë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Vende të tjera janë të...

“Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”, Kryemadhi flet pas paraqitjes në SPAK

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat. E veshur me rroba ngjyrë lejla (ngjyra e...

Shefat e policisë, në grupe kriminale/ Mbahet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca në të cilën do njihen me masën e sigurisë tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin...

Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, batuta që bën me gazetarët para SPAK-ut!!

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. “Ato videot i qani”, i ka thënë...

‘Jeni protestues apo…?’, Rama ‘përplaset’ me gazetarin në Berlin

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për...

Lajme të tjera

Web TV