Pandemia në Kosovë/ 1,754 raste aktive me koronavirus, 12,900 të shëruar

Thyen masat kundër COVID-19, ndërpritet sërish mësimi në Kosovë

Në Kosovë regjistrohen 1,754 raste aktive me koronavirus, ndërkohë që numri i personave të shëruar është 12,900.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Mësohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste. Kujtojmë se ditën e djeshme u regjistrua vetëm një viktimë nga COVID-19 si dhe 62 raste të reja. /Ra.My.Fjala.al/