SHBA/ Protesta masive kundër vrasjes të vajzës së re me ngjyrë, plagosen 2 oficerë policie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy oficerë policie u qëlluan dhe u plagosën  në Louisville, Kentucky, gjatë protestave pas një vendimi të jurisë së gjykatësve për vrasjen e Breonna Taylor në mars nga forcat policore.

Këtë ngjarje, aktivistët e të drejtave civile e “lexuan” si një dështim të drejtësisë amerikane.

Juria vendosi që askush nga tre oficerët e bardhë të përfshirë në sulmin fatal në apartamentin e Taylor nuk do të akuzohej drejtpërdrejt për vdekjen e saj, megjithëse një oficer u akuzua për akuzat e rrezikimit të fqinjëve të saj.

Padia erdhi më shumë se gjashtë muaj pasi Taylor, 26 vjeçe, një teknike mjekësore e urgjencës me ngjyrë dhe infermiere, u vra para të dashurit të saj të armatosur pasi tre oficerët hynë me forcë në shtëpinë e saj me një urdhër kërkimi në një hetim të trafikut të drogës.

Vdekja e saj u bë një simbol, dhe imazhi i saj u shpërnda nga shumë persona, gjatë muajve të protestave të përditshme kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë në qytete anembanë Shteteve të Bashkuara.

Muajin e kaluar ikona e ekranit  Oprah Uinfrey e paraqiti Taylor në kopertinën e revistës së saj duke kërkuar ndjekjen penale të oficerëve të përfshirë në vrasjen e së resë.

Demonstratat mbetën kryesisht paqësore derisa filluan disa të shtëna me armë ndërsa policia e armatosur rëndë u mbyll në një turmë protestuesish gjatë natës, duke urdhëruar turmën të shpërndahej rreth gjysmë ore para orës 21:00.

Dy oficerë u qëlluan dhe u plagosën, u tha gazetarëve shefi i përkohshëm i policisë metropolitane të Louisville, Robert Schroeder.

Një i dyshuar u arrestua dhe dy oficerët e plagosur ishin në gjendje të qëndrueshme – njëri iu nënshtrua një operacioni – me dëmtime jo-kërcënuese për jetën, tha Shrëder. Ai nuk dha detaje të tjera.

Lexo edhe :  Erion Braçe: Veproni, mijëra njerëz po grabiten!

Rreth një duzinë njerëzish u arrestuan në një përleshje midis qindra demonstruesve dhe një grupi oficerësh në lagjen Highlands, pak jashtë qendrës së Louisville. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV