Superiorja e Shqipërisë vuan eksodin drejt Superligës së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë afro 50 futbollistët që kanë lënë kampionatin e Shqipërisë për atë të Kosovës, çka nënkupton se Kategoria Superiore ka humbur as më pak e as më shumë, por dy ekipe të plota.

Dikur Shqipëria ishte “Meka” së cilës i drejtoheshin të gjithë futbollistët nga Kosova, të cilët synonin më pas të gjenin fatin nëpër klubet e Evropës, pse jo, të vishnin edhe fanellën e shumëdëshiruar kuqezi, që ishte një pasaportë e dobishme për një karrierë më të mirë.

Por vitet e fundit e, sidomos, në sezonin që sapo ka nisur kjo prirje ka ndërruar kah, me një numër të konsiderueshëm futbollistësh me pasaportë shqiptare apo me pasaportë të Kosovës, por që sezonin e shkuar e kanë mbyllur në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, që kanë zgjedhur ta zhvendosin më në verilindje të trevave shqiptare karrierën e tyre.

Në një vështrim të shpejtë, janë plot 25 futbollistë me pasaportë shqiptare që janë federuar këtë sezon me klubet e nivelit më të lartë të Kampionatit të Futbollit të Kosovë, që njihet si Superliga, dhe vetëm dy ekipet që janë ngjitur rishtas, Arbëria e Dobrunjës dhe Besa e Pejës, nuk kanë marrë lojtarë nga klubet e Superiore së Shqipërisë.

Nga një lojtar kanë Ballkani i Suharekës, Drita e Gjilanit dhe Trepça ’89 e Mitrovicës, kurse më tej vijojnë me dy Ferronikeli i Drenasit, me nga 3 Prishtina dhe Drenica e Skënderajt. Plot 5 lojtarë me pasaportë shqiptare ka federuar Llapi i Podujevës, ndërsa rekordin e mban nënkampionia e Kosovës, Gjilani, që, së bashku me trajnerin Gentjan Mezani, ka plot 9 vetë me pasaporta shqiptare.

Shto këtu edhe 4 lojtarë të tjerë, me pasaporta joshqiptare, që kanë ardhur këtë sezon nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, bëjnë gjë skuadra e Mezanit të jetë në fakt një ekip i plotë i zhvendosur nga niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit në nivelin më të lartë të Kampionatit të Futbollit të Kosovë. Përveç 25 lojtarëve me pasaportë shqiptare, janë edhe 11 lojtarë të tjerë me pasaporta të tjera, që lanë Superioren e Shqipërisë për Superligën e Kosovës.

Lexo edhe :  E krahasojnë me Ronaldon, Benzema thumbon: "Rëndësi kanë trofetë"

Ndërsa janë edhe një numër i konsiderueshëm njohjesh të vjetra të futbollit të Shqipërisë, si Leci, Fazliu, Rexha, Malaj, Krasniqi, e të tjerë, që tanimë militojnë në futbollin e Kosovës. Dhe të gjithë këta e çojnë në afro 50 numrin e futbollistëve që kanë lënë kampionatin e Shqipërisë për atë të Kosovës, çka nënkupton se Kategoria Superiore ka humbur as më pak e as më shumë, por dy ekipe të plota.

Lexo edhe : Tremujori i dytë, infektimet nga COVID-19 pësojnë ulje
Dhe kjo është një kambanë që u dëgjua edhe në mbledhjen e gushtit të presidentëve të klubeve, por së cilës nuk iu vu veshi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti,...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Sa mandate merr PS në qarkun Tiranë? Blendi Gonxhe: Do të ishim të kënaqur nëse…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tregoi...

Lajme të tjera

Web TV