Trump: Besoj se rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse Donald Trump humb zgjedhjet në nëntor, mund të mos ketë një tranzicion paqësor të pushtetit, pasi presidenti refuzon të angazhohet për diçka të tille.

Shumë shtete po inkurajojnë votimin me postë, duke cituar nevojën për të mbrojtur amerikanët nga covid-19.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se beson se rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa sërish hedh dyshime mbi votimin me postë.

I pyetur nga gazetari nëse do të angazhohej për një tranzicion paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve, Trump u përgjigj se “Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Siç e dini jam ankuar shumë për fletëvotimet, janë një katastrofë”.

Edhe në 2016 Trump refuzoi të angazhohej për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve në përballjen me kandidaten demokrate Hillary Clinton, diçka të cilën ajo e cilësoi si sulm ndaj demokracisë.

Senatori republikan Mitt Romney, kritik i presidentit Trump, në një reagim në rrjetin social Twitter citoi se tranzicioni paqësor i pushtetit është thelbësor për demokracinë dhe se pa të, shtetet e bashkuara do të ishin Bjellorusi. Ru.Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV