Qëlloi me armë drejt një personi, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy personave, duke arrestuar njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ndërsa sipas policisë i arrestuari është shtetasi G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy shtetasve, për motive pronësie.

Gjithashtu është sekuestruar arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV