Aksident në Berat, plagoset një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kësaj të shtune, një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit.

Një automjet tip Benz, me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Volsvagen, me targa AA 308 YR. Nga përplasja ka ngelur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, me iniciale B.M.

Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të konkluduar edhe rreth shkaqeve të aksidentit. Sipas burimeve të para hetimore, mësohet se ka qenë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat, ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mendimin se largimi i Rusisë nga Grupi i Shtatë vendeve më të...

17 qershor 1953/ Tronditet Gjermania Lindore, nis kryengritja e Punëtorëve

Më 17 qershor 1953, Gjermania Lindore (Republika Demokratike Gjermane) u trondit nga një kryengritje e madhe popullore, që lindi nga pakënaqësitë e thella sociale,...

Irani nis një valë të re sulmesh, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Sipas raporteve nga media shtetërore iraniane, një valë e re sulmesh me raketa ka nisur ndaj Izraelit. Transmetuesi kombëtar iranian, duke cituar ushtrinë e...

Nga lekët e ashensorit te pagesat mujore/ Mazniku shpjegon rregullat e reja

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë me të cilin synon të forcojë rregullat për të pasur një menaxhim të mirë të...

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori Italia do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkollat e mesme. Lajmi është bërë me dije nga ministri italian i Arsimit, Guseppe...

Lajme të tjera

Web TV