Kryeministri i uron ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit: Ana është duke u përballur me armikun e padukshëm

Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në facebook i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres që punon në spitalin infektiv, Ana Lucës.

Rama e ka uruar Anën në emër të të qeverisë dhe e ka cilësuar ate si një prej heronjve të mjekësisë./Jo.Be/Fjala.al

Postimi i kryeministrit Rama: 

#EDHE100 ANA?

Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”