Prapaskenat për marrjen e fronit të “Portokallisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh është konfirmuar lajmi që pas ikjes së Xhemi Shehut spektaklin e humorit “Portokalli” do e prezantojë këngëtarja Eneda Tarifa.

Eneda në fakt nuk është pasardhësja e Xhemit sepse përpara disa vitesh të dyja kanë bashkëprezantuar këtë spektakël.

Eneda rikthehet pas 4 vitësh në këtë spektakël dhe si duket nuk e kishte harruar pasionin për të moderuar “Portokallinë”.

Largimi i Xhemi Shehut nga “Portokallia” është përfolur që në muajin korrik dhe në portale të ndryshme po diskutohet nëse largimi i moderators nga Portokallia do të thotë një largim i saj nga televizioni.

Të gjitha këto dyshime janë iniciuar nga vetë Xhemi ku në një video me Arbanën tha këtë deklaratë. Nuk dihet nëse  ishte thjesht një shaka apo është një tërheqje me kohë të papërcaktuar.

Prezantuesi i “Portokallisë” Salsano Rrapi në emisionin “Rreze Drite”  ku u përgjigj se me cilën nga moderatorët ka më shumë kimi u përgjigj:

Unë kam pasur tre periudha, kam qenë vetëm me Enedën, me të dyja dhe vetëm me Xhemin. Krahasimisht të dyja janë të mira, kimia ka qenë njësoj me të dyja. Duke qenë natyra të ndryshme femërore, kimia ime është e ndryshme me to. Eneda ka qenë më strikte, për shkak se erdhi nga një profesion që vetëm këndonte dhe moderimi ishte diçka e re, ndërsa Xhemi kishte eksperiencë të mëparshme. Fakti që unë vazhdoj të jem me Xhemin duket sikur kimia është me të. Në ndryshim nga Eneda, Xhemi batutën e ka në majë të gjuhës dhe kurrë nuk ngec! Meshkujve i pëlqejnë shumë të nëdrrojnë femrat, por Xhemi më rri ngjit.

Spektaki “Portokalli” pritet të nisë në tetor. “Portokalli” nisi jetën këtu e 17 vjet më parë dhe ishte program ku u investua dhe u bazua shumë ringritja e Top Channel. Aktorët dhe producentët e shihnin shumë të lidhur Portokallinë me emrin e themeluesit të TCH, Dritan Hoxha./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Shpallja e finalistit të dytë, Juli dhe Meritoni në televotim kokë më kokë

Të fundit

Mbani kapele, Amerikë

Nga Gail Collins dhe Bret Stephens Znj. Collins dhe z. Stephens janë kolumnistë të Opinion. Ata bisedojnë çdo javë. Bret Stephens:...

Ekonomia mes Kinës dhe Europës pas vizitës së presidentit Kinez?!

NGA EDUART GJOKUTAJ – altax.al Këtë Maj në 2024, për herë të parë në pesë vite, Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi Evropën, me ndalesa...

Problemet me pensionet e pleqërisë dhe suplementet

Çështjet e pensioneve më së tepërmi kanë qenë të fokusuara mediatikisht për nivelin e ulët të përfitimit të qytetarëve dhe që nuk është aq...

Kryeprokurori kundër ministrit për Kodin e ri Penal

Kryeprokurori Olisan Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, tha se nuk është nevoja e një Kodi të ri Penal. Sipas tij, kodi ekzistues...

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11...

Lajme të tjera

Web TV