Britania e Madhe/ Viti që vjen do të nis me sfidën “testimi i efektit” të vaksinës anti covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në muajin janar do të fillojnë në Londër një seri provash sfide njerëzore që synojnë testimin e efektivitetit të vaksinave kundër Covid-19. Procedura është e thjeshtë: vullnetarë të shëndetshëm do të infektohen qëllimisht me virusin Sars-CoV-2 për të kontrolluar nëse vaksinat janë efektive dhe sigurojnë mbrojtje nga infeksioni.

Sipas “Financial Times”, shkencëtarët do të zgjedhin një variant të virusit që aktualisht është në qarkullim dhe do t’ia administrojnë atë vullnetarëve pa mbingarkuar sistemin imunitar të tyre. Rreziku që këta të fundit të zhvillojnë komplikime serioze është i ulët duke pasur parasysh moshën e tyre të re dhe shëndetin e tyre të mirë.

Sipas “Financial Times”, shkencëtarët do të zgjedhin një variant të virusit që aktualisht është në qarkullim dhe do t’ia administrojnë atë vullnetarëve pa mbingarkuar sistemin imunitar të tyre. Rreziku që këta të fundit të zhvillojnë komplikime serioze është i ulët duke pasur parasysh moshën e tyre të re dhe shëndetin e tyre të mirë.

Deri tani dy mijë vullnetarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në provat e sfidave njerëzore. Këta njerëz janë pjesë e lëvizjes “1Day Sooner”, e cila ka bërë kërkesë në Parlamentin Britanik që të fillojë ky lloj i provës klinike. Fillimi i provave do të duhet të marrë dritë jeshile gjithashtu nga një organ rregullator Britanik (Agjencia Rregullatore e Medicines dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar) dhe nga Komiteti i bioetikës.

Gjatë shekujve të njëzetë dhe njëzet e një, studimet e sfidave njerëzore përfshinin të paktën 30 mijë vullnetarë, të cilët nuk zhvilluan efekte anësore serioze dhe shpejtuan prodhimin e vaksinave kundër 15 patogjenëve si kolera, tifua dhe gripi sezonal

Lexo edhe :  Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

Qëllimi është të modernizojnë fazat 2 dhe 3 të provave klinike të vaksinave të cilat zakonisht duhen disa vjet për t’u përfunduar për shkak të kompleksitetit të procedurave të përdorura.

Ekspozimi i drejtpërdrejtë i vullnetarëve ndaj patogjenit do lejojë të kuptojmë, brenda një kohe të shkurtër, nëse vaksina është efektive, e vlefshme dhe e sigurt dhe mund të shndërrohet në një as të vërtetë nën mëngë kundër Covid-19. Ru. Do/ Fjala. al

 

Të fundit

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të...

Lajme të tjera

Web TV